Fitore minimale e Partizanit në transfertën në Andorrë

Partizani ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Andorrës, Atletico Escaldes, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse realisht pritej një rezultat më bindës në favor të kampionëve të Shqipërisë, pas ndodhive të fundit te skuadra kundërshtare, ku vetëm një ditë më parë u larguan plotë 8 futbollistë bashkë edhe me trajnerin, në terren gjërat flisnin më ndryshe.

Fitoren e “Demave të Kuq” e vendosi goli i sulmuesit Mba në minutën e 53-të, pasi i njëjti përfitoi nga një gabim amatoresk i portierit kundërshtarë.

Tashmë Partizani kualifikim pritet ta vulosë me datë 1 gusht në “Air Albania”, kur do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply