Veteranët e Kosovës dhe Maqedonisë nderojnë legjendën “Fadil Vokrri”

Veteranët e përfaqësueses së Maqedonisë dhe ato të Kosovës,për nder të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri zhvilluan një miqësore luksi, e ku në terren performuan shumë emra të njohur nga e kaluara.

Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë, në fund fitues të takimit dhe në përgjithësi të turnout tradicional “Fadil Vokrri”, dolën të jenë veteranët e Kosovës, që shënuan fitore 2:1 ndaj veteranëve të Maqedonisë.

Golat për Kosovën i shënuan Sheremet Isufi në pjesën e parë dhe Robert Gjeraj në pjesën e dytë, ndërkaq, golin e vetëm për përfaqësuesen e vendit tonë e realizoi Artim Shaqiri, në fund të ndeshjes.

Paraprakisht u zhvillua ndeshja ndërmjet veteranëve të KF Llapit dhe veteranëve të KF Prishtina, skuadra në të cilat ka luajtur Fadil Vokrri, ndeshje e cila u mbyll baras 3:3.

Për Llapin shënuan Berat Berisha, Rrahim Kaçanolli dhe Liridon Kukaj autogol, derisa për Prishtinën shënuan Debatik Curri, Liridon Kukaj dhe Liridon Leci.

Ky turne tradicional u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nën patronatin e FFK-së, në organizim të Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës dhe tifo-grupit “Dardanët”.

Në fund trofeun “Fadil Vokrri” për kapitenin e Kosovës, Luan Tabaku e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa me trofe u nderuan edhe mysafirët, të cilin e pranoi Artim Shaqiri.

Ekipin e veteranëve të Maqedonisë e udhëhoqi dyshja Mensur Nexhipi dhe Erkan Jusuf, ndërsa pjesë e ekipit të përzgjedhur, ishin emra, si: Xhemal Zeqiri, Artim Shaqiri, Arben Nuhiu, Dragan Naçevski, Bashkim Livoreka, Vujadin Stanojkoviç, Argjent Beqiri, Artim Pollozhani, Erxhan Menga, Nexhat Shabani, Qatip Osmani, Kushtrim Ballazhi, Goran Georgievski, Xhenan Hajdari, Afet Jashari, Vanço Micevski, Bruno Presilski, Dragan Veselinovski, Goran Stankovski.

 

Leave a Reply