Skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në Europë, FC Struga Trim Lum dhe FC Shkupi, kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm, gjithnjë nëse do kalonin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.
Kështu Struga Trim Lum, që pozicionohet në vazon e kampionëve në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, mund të luaj ndaj Linkoln nga Gjjibraltari si dhe skuadrave fituese nga përballjet, TNS (Uells) – Svift Vesper (Luksemburgu), apo edhe Ballkani (Kosovë) – Larne (Irlanda e Veriut).
Kujtojmë Struga Trim Lum, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve u eliminua nga kampionët e Lituanisë, Zhalgiris, ndërsa në raundin e dytë do të luaj me ekipin përfaqësues të Malit të Zi, Buduçnost.
Ndërkohë FC Shkupi, që në turin e parë eliminatorë kishet eliminuar ekipin lituanez të FC Hegelmann, në turin e dytë do të përballet me bullgarët e Levski Sofje.
Nëse skuadra nga Çairi do të kalonte këtë kundërshtarë, në turin e tretë eliminatorë do të mund të haste në kundërshtarë shumë më të rëndë.
Mjafton të përmendet emri i Dinamo Kiev, ndërsa gjithashtu si rival të mundshëm të FC Shkupit në këtë fazë, mund të jenë edhe fituesit nga përballjet, Mitijilland (Danimarkë) – Progres (Luksemburg), Hapoel Ber Sheva (Izrael) – Panevezis (Lituani) dhe Ordabasi (Kazakistan) – Legija Varshava (Poloni).
Janë këto vetëm emrat e kundërshtarëve të mundshëm, mirëpo gjithsesi se duhet pritur edhe shortin që starton në ora 14:00, kur edhe përfundimisht do të mësojmë emrat e dy kundërshtarëve të FC Struga Trim Lum dhe FC Shkupit në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)