Nuk kanë fund problmet për Vardarin, mund të mos luajnë në Ligën e Parë! Rrezikon edhe Voska Sport

Edhe sot është shtyrë hedhja e shortit për orarin e ndeshjeve për Ligën e Parë, Ligën e Dytë dhe Kupën e Maqedonisë për sezonin 2023/24. Arsyeja është se dy nga skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Parë, Vardari dhe Voska Sport, ende nuk kanë dorëzuar dokumentet e duhura për licencim dhe leje për të luajtur në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Sipas rregullave të Shtëpisë së futbollit europian (UEFA), të gjitha klubet duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë, dhe më pas të marrin “dritën jeshile” ose licencën nga federata për të luajtur në Ligën e Parë.

Në LPFMV të gjitha ekipet kanë përmbushur kërkesat e duhura, përveç dy skuadrave të reja të inkuadruara nga Liga e Dytë, Vardarit dhe Voskës.

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), vetëm për të ju dalur në ndihmë,  tashmë disa herë ka zgjatur afatin për licencim, mirëpo në mbledhjen e fundit, ata ju kanë dhënë ultimatum dy skuadrave të lartëpërmendura.

Vardari dhe Voska Sport kanë afat deri të mërkurën (26 korrik) të plotësojnë dokumentacionin e duhur, në të kundërtën nuk do të marrin licencë për të luajtur në Ligën e Parë.

Në kampin “kuqezi” problem është ndryshimi i pronësisë, sepse pasqyrat financiare duhet të përgatiten nga pronari i mëparshëm Sllobodan Krstevski. Nga ana tjetër, nuk dihet pse Voska Sport ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për paraqitjen historike në elitën e futbollit vendor.

Në një bisedë të shkurtër me drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Artan Borova, i njëjti për “infOSport.mk”, tha se është optimistë se deri në afatin e paraparë i gjithë dokumentacioni i duhur do të jetë gati dhe se Voska Sport do të garojë në mesin e më të mirëve sezonin 2023/24. (infOSport.mk)

Leave a Reply