Në Nion të Zvicrës gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për ndeshjet e turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, aty ku përveç Struga Trim Lum, vendin tonë do ta përfaqësojë edhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi në rrethin e dytë do të luaj me bullgarët e Levski Sofjes, ndërsa në rast se arrinë të kalojë këtë pengesë, atëherë skuadra e trajnerit Xhihat Arslan, në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës do të mirëpret fituesin nga përballja midis ekpipit izraelit të Hapoel Beer-Sheva dhe atij lituanez të Panevezys.
Ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues, FC Shkupi do ta zhvillonte në transfertë me datë 10 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në Shkup. (infOSport.mk)