Remzifaik Selmani është një lojtar i lirë në treg, pasi i njëjti për shkak minutazhit të vogël edhe në ndeshjet kontrolluese të Partizanit, ka vendosur të ndërpresë kontratën me kampionët e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Për më tepër Selmani nuk ka arritur që të bind edhe trajnerin Zoran Zekiç, i cili bashkë me stafin e tij janë bindur më shumë nga sulmuesi Bintsouka i cili ishte i huazuar tek skuadra e Drenicës.
Sulmuesi nga Kongo, i cili është vetëm 20-vjeç, edicionin e fundit në elitën e futbollit kosovar, në 28 ndeshje, realizoi 7 gola, duke bindur trajnerin Zekiç për ta rikthyer në skuadër.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës i Remzifaik Selmanit, i cili ka një CV të pasur, duke luajtur për skuadrat më të mira në vend, si Shkëndija, Renova, por gjithashtu ka bërë karrierë edhe jashtë vendit, duke luajtur në Hungari me Ujpesht dhe Mezőkövesd, si dhe në Kosovë me Llapin. (infOSport.mk)