Kampionati Botëror për femra ka filluar teksa vetëm një futbolliste shqiptare është pjesë e këtij kampionati, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re, shkruan ‘infOSport.mk’.
Fjala është për futbollisten me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, që mbron ngjyrat e Suedisë. Këta të fundit zhvilluan ndeshjen e parë në këtë botëror, duke mundur Afrikën e Jugut me përmbysje, me rezultatin 2:1.
GOLAT: https://www.fifa.com/fifaplus/en/watch/5pOFYerG1T6oscJBryqxHQ
E protagoniste në këtë përmbysje ishte dhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, që njëherit mban edhe shiritin e kapitenit te Suedia.
Asllani që mbron ngjyrat e gjigandëve të Milanit, ka dhënë një asistim të vlefshëm në minutën e fundit të ndeshjes për Amanda Ilestedt e cila realizoi me kokë për 2:1.
33-vjeçarja Kosovare Asllani qëndroi në fushë për gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte ndër lojtaret më të mira.
Kështu momentalisht Suedia është e para në grupin G, teksa ditën e nesërme do të presë rezultatin mes Italisë dhe Argjentinës.