Një shqiptar, skaut i ekipit të parë të Toulouse në Ligue 1. Bëhet fjalë për Viktor Bezhanin, i cili këtë detyrë të ngjashme e ka pasur edhe te Leicester City.
Bezhani zëvendëson ish-gazetarin e “Get French Football Neës”, Brendan MacFarlane, i cili është bërë menaxher rajonal evropian i skautizmit për Mançester Sitin.
Bezhani ka mbajtur më parë detyrën e shefit të rekrutimit te skuadra polake e Legia Varshava.
“Jam i lumtur që i bashkohem Klubit të Futbollit të Toulouse dhe mund të kontribuoj në suksesin e kësaj skuadre. Është gëzim dhe përgjegjësi e madhe për mua të jem pjesë e një projekti kaq inovativ”, tha Bezhani, në momentin e emërimit në këtë detyrë.
“Ne jemi të kënaqur që Viktori po na bashkohet dhe që po punon në bashkëpunim me departamentin aktual të rekrutimit dhe të gjithë komponentët e klubit, nga komiteti strategjik deri te stafi teknik”, shtoi presidenti i Toulouse FC, Damien Comolli.