Talenti shkupjan Admin Abdulla, falë talentit të tij ka zgjuar interesimin e skautëve të Hajduk Split, te e cila skuadër për disa ditë do të ndodhet në prova.
Admini, një talent i rrallë në futboll, me plot entuziazëm do të trajnohet nga trajner të spikatur të Hajdukut, aty ku mund të bëjë hapin e madh në karrierë, edhe pse dihet se synimet e këtij talenti 15-vjeçar janë shumë të mëdha dhe i njëjti sheh veten një ditë në ekipet më të mëdha europiane.
Sipas informacioneve që ka grumbulluar “infOSport.mk”, kanë qenë vetë skautët e Hajduk Split që kanë përzgjedhur këtë talent që të ju bashkohet atyre në Kroaci, me shpresë se i njëjti do të dëshmojë aftësitë e tij edhe para trajnerëve të shumtë të skuadrës gjigande, aty ku shumë vite më parë kishin luajtur edhe emra të shquar të futbollit shqiptarë, si: Ardian Kozniku, Arben Nuhiu, Emir Sahiti, etj.
Ndryshe, Admin Abdulla, një mesfushor shumë i spikatur, është pjesë e skuadrës së Nju Stars për disa vite, duke u dalluar me golat e tij nga distanca, ndërsa i njëjti njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U15.
Gjitha këto perimetra, por edhe cilësitë që posedon ky futbollistë, atribojnë në një karrierë të suksesshme të këtij djaloshi shkupjan, me emrin Admin Abdulla, emër që duhet mbajtur mend. (infOSport.mk)