Debutim ëndërrash për Dakun, gol, asist dhe lojtar i ndeshjes (VIDEO)

Mirlind Daku ka bërë një super debutim me fanellën e Rubin Kazan në elitën e futbollit rus, debutim që ndoshta as që e kishte ëndërruar. Sulmuesi i talentuar kosovar, në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Rubin Kazan, arriti që të shënojë, të asistojë dhe në fund të zgjidhet edhe futbollisti i ndeshjes, shkruan “infOSport.mk”.

Daku te Rubin Kazan u transferua vetëm 10 ditë më parë, ndërsa sot e nisi lojën si startues përballë Lokomotivës së Moskës.

Vetëm 3 minuta i mjaftuan Dakut për të gjetur golin e parë në tokën ruse, kur mjaft mirë reagoi brenda zonës kundërshtare dhe me kokë shënoi për 1:0.

20 minuta më vonë, Lokomotiva e Moskës barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 58-të, Daku sërish doli në skenë, këtë herë duke qenë në rolin e asistuesit dhe duke i mundësuar bashkëpartnerit të tij të sulmit, ganezit Joel Fameyeh të shënoj për 1:2 në favor të Rubin Kazan.

Megjithatë ky rezultat nuk doli të jetë përfundimtarë në këtë takim mjaft të luftuar, pasi dy minuta para fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, francezi Uilson Isidor arriti që të barazojë shifrat.

Mirëpo pavarësisht këtij rezultati, Daku bëri një ndeshje shumë të madhe, që në fund u shpërblye edhe me çmimin e futbollistit të ndeshjes.

Vërtetë debutim perfekt që do e kishte dashur të përjetojë çdo futbollistë. (infOSport.mk)

Leave a Reply