Vllaznia e Shkodrës doli të jetë e pafat sonte në “Loro Boriçi”, aty ku edhe përkundër fitores 1:0 ndaj ekipit të Linfield nga Irlanda e Veriut, duheshe të përshëndetet me garat europiane, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm për skuadrën shkodrane në këtë takim të dominuar nga ana e tyre, e realizoi Bekim Balaj në minutën e 54-të.
Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare, kur me kokë shënoi një gol të bukur për epërsinë e Vllaznisë, që në ato momente e shihte veten në disavantazh prej vetëm një goli, pas asaj disfate në ndeshjen e para një jave në transfertë me shifrat 3:1.
Vllaznia përveç që e dominoi në tërësi këtë ndeshje, duke tentuar portën kundërshtare plotë 16 herë, 7 goditje prej të cilëve kishin përfunduar brenda kuadrantit, kjo skuadër u dëmtua edhe për një penalti të pastërt, kur nga mesi i pjesës së dytë, njëri nga futbollistët kundërshtarë shihej qartë se preku topin me dorë të hapur, mirëpo arbitri kryesor tregoi që loja të vazhdojë.
Shkodranët edhe në minutat e fundit tentuan për një penalti tjetër, këtë herë për një ndërhyrje ndaj Esat Malës, mirëpo edhe në këtë rast sipas arbitrit Jabarov nga Azerbejxhani, nuk kishte të bëjë me penalti.
Kështu Vllaznia eliminohet nga garat europiane, por nuk turpërohet para publikut shkodran, që edhe sonte ishte në numër të madh në stadiumin “Loro Boriçi”. (infOSport.mk)