Voska Sport gjatë ditës së sotme prezanton një sulmues nga Gambia!

Voska Sport gjatë ditës së stome pritet që të prezantojë sulmuesin 24-vjeçar nga Gambia, Usman Marong. Bëhet fjalë për një sulmues të krahut të majtë, i cili e njeh futbollin tonë vendor, kjo pasi sezonin 2021/22, ishte pjesë e Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Me fanellën e skuadrës nga Strumica, Marong kishte zhvilluar 31 ndeshje, duke regjistruar njëkohësisht 4 gola dhe plotë 10 asistime.

Ndryshe karrierën e kishte nisur në vendlindje me skuadrën e SuperSport, për të vijuar më pas në Serbi, aty ku edhe e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.

Fillimisht i njëjti ishte transferuar te skuadra e Trayal, që më pas kartonin e tij të blejë skuadra e madhe serbe e Cvena Zvezda, nga e cila skuadër ishte huazuar te Graficar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Radnik.

Marong, kishte pasur një aventurë të shkurtër edhe në futbollin izraelit, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Hapoel Raanana, për të cilën skuadër në 15 ndeshje kishte realizuar 2 gola. (infOSport.mk)

 

 

 

Leave a Reply