Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në Ohër do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Zhalgiris, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, aty ku skuadra strugane po merr pjesë për herë të parë në histori. Pikërisht kjo bënë që struganët të mobilizohen edhe më shumë, me të vetmin qëllim që të shkruajnë një faqe të re të historisë, duke bërë hapin e madh, kalimin në raundin e dytë dhe një përballje me gjigandët turq të Galatasarajit, shkruan “infOSport.mk”.
Në rast se do të arrinin një gjë të tillë, do të ishte ky një sukses i jashtëzakonshëm për klubin e themeluar vetëm 8 vite më parë, e që tashmë veten e sheh përballë skuadrave të mëdha europiane.
Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Zhalgiris zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)