Në një nga stërvitjet e fundit të klubit shkupjan, Vardari, që edicionin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Derisa ekipi po zhvillonte stërvitjen e zakonshme, e bashkë me të edhe Vladica Brdarovski, një ish futbollistë i kësaj skuadre, një nga “kapot” e tifo grupit të Vardarit, ka hyrë në fushë dhe ka sulmuar futbollistin me origjinë nga Manastiri.
Nuk dihen arsyet e këtij sulmi, edhe pse dy janë pistat që na bëjnë të dyshojmë. E para ka të bëjë me faktin se Brdarovski dy vitet e fundit ishte pjesë e rivalit të madh të Vardarit, skuadrës së FC Shkupit, ndërsa e dyta mund të ketë lidhshmëri me origjinën e futbollistit, duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes tifozërive të dy qyteteve më të mëdha në vend.
Kjo e dyta lënë pak hapësira për të dyshuar, kjo pasi Brdarovski para se të transferohej në futbollin kosovar te Drita e Gjilanit, për 5 vite të plota luante me Vardarin. Edhe pse i njëjti po stërvitet me skuadrën “kuqezi” nga Shkupi, ende nuk ka nënshkruar me Vardarin, skuadër kjo që nga dita e djeshme është transferuar në Zlatibor të Sllovenisë, aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë. (infOSport.mk)