UEFA tashmë ka caktuar edhe emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit midis Struga Trim Lum dhe Zhalgiris, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e 18 korrikut (e martë) në Ohër do ta drejtojë arbitri anglez Darren England, bashkë me bashkëpatriotët e tij, Lee Betts dhe Daniel Robathan.
Edhe arbitri i katërt vjen nga Anglia, Michael Salisbury, ndërkohë rolin e delegatit të këtij takimi do ta luaj sllovaku, Michal Mertinyak.
Darren England, është vetëm 37-vjeç, i cili në Premierligën angleze referon që nga viti 2020, ndërsa për herë të parë në garat europiane nën ëmbrellën e UEFA-s, ka referuar edicionin e kaluar.
Ai fillimisht me datë 14 korrik të vitit 2022 i kishte referuar Partizanit të Tiranës në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës, kundër Saburtalo nga Gjeorgjia, që më pas të ndajë drejtësinë edhe në ndeshjen e fazës së grupeve midis Austria Vienës dhe Leh Poznan.
Në Premierligën angleze, i njëjti ka ndarë drejtësinë në gjithsej 45 ndeshje, duke treguar plotë 161 kartonë të verdhë dhe tre të kuq (një pas dy kartonëve të verdhë).
Kujtojmë ndeshjen e kthimit kundër Zhalgiris, ekipi kampion i Struga Trim Lum do ta zhvillojë të martën (18 korrik) në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00.
Biletat për këtë ndeshje tashmë janë në shitje dhe të njëjtat mund ti blini online përmes linkut në vijim, https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx… , mirëpo edhe te “Emire Bar”, afër zyrtave të Trim Lum në Strugë.