Egnatia në frymën e fundit barazon, super debutim në Europë

Egnatia ka debutuar më barazim në arenën ndërkombëtare. Skuadra nga Rrogozhina e Shqipërisë barazoi 1:1 kundër Ararat Armeni në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë në Ligën e Konferencës të zhvilluar në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Hero i Egnatias në këtë ndeshje doli të jetë ganezi Rafael Dwamena, edhe atë në minutën e 7-të, të kohës shtesë. Pas ekzekutimit të rivënies nga këndi nga Fernando, para zonës kundërshtare u krijua një tollovi, nga e cila më së miri përfitoi goleadori ganez, që shënoi në rrjetën e vendasve për barazim të rezultatit në 1:1.

Golin e epërsisë skuadra armene e Ararat e realizoi në minutën e 36-të me anë të brazilianite Alemao.

Egnatia zhvilloi një pjesë të dytë të mrrekullueshme, ndërsa nuk do të ishte e padrejtë nëse skuadra shqiptare do të merrte edhe fitore në këtë ndeshje, pas rasteve të krijuara.

Megjithatë edhe barazimi 1:1 mund të konsiderohet si sukses, kjo për faktin se ndeshja e kthimit zhvillohet në tokën shqiptare, aty ku Egnatia pritet të ketë shumë përkrahje nga ana e tifozërisë së saj. (infOSport.mk)

Leave a Reply