Skuadra e Dukagjinit ka debutuar me fitore në garat europiane, pasi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” mundi ekipin e FC Europa nga Gjibraltari me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Klina e Kosovës e nisi mirë takimin dhe mund të avansonte që në minutat e para, në rast se Eljesa Zylfiu do të ishte më i shkathët para portës kundërshtare.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Dukagjini në minutën e 30-të avansoi me golin e shënuar nga ish futbollisti i FC Shkupit, Bujar Shabani.
📺 Dukagjini – Europa FC | Goal: Bujar Shabanipic.twitter.com/qeBMSTsu39
— FootColic ⚽️ (@FootColic) July 13, 2023
Në minutën e 40-të futbollistët e Dukagjinit pretenduan për një penalti, por të njëjtin mendim nuk ndau edhe arbitri kryesor i takimit, Ellefsen nga Ishujt Faroe, i cili në minutën e 14-të shtesë të takimit, ndëshkoi edhe me kartonin e dytë të verdhë Andin Dallkun, i cili nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar ekipin e vëllait të tij në ndeshjen e kthimit në Gjibraltar një javë më vonë.
Pak para fundit të pjesës së parë, FC Europa befasoi ekipin “dardan”, duke barazuar rezultatin falë golit të shënuar nga Jesus Pozo, i cili ishte më i gjati në zonë për të shënuar me kokë për 1:1.
📺 Dukagjini 1-1 Europa FC | Goal: Aldair Ruizpic.twitter.com/6W7fhMyJf7
— FootColic ⚽️ (@FootColic) July 13, 2023
Pjesën e dytë mysafirët e nisën më mirë duke rrezikuar që në start, por goditja nga afër e Ruiz përfundoi mbi portë.
Dukagjini kishte rast të mirë edhe me Dren Fekën, por goditja e tij u bllokua.
Disa çaste më vonë provoi edhe Ahmed Januzi nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Markos Zapakosta.
📺 Dukagjini 2-1 Avrupa FC | Gol: Zulfiu Iljasapic.twitter.com/ZWSc26rSdQ
— FootColic ⚽️ (@FootColic) July 13, 2023
Në minutën e pestë të kohës shtesë, kur ndeshja pritej të mbyllej në barazim në skenë doli Eljasa Zylfiu që shënoi për 2:1 pas një devijimi të mbrojtjes mysafire.
Ishte ky një super gol i Zylfiut, që në këtë mënyrë i siguroi një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Dukagjinit para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në fushën e kundërshtarit. (infOSport.mk)