Dominim absolut i Shkëndijës, mirëpo që rezultoi me fitore minimale ndaj Haverfordwest nga Uellsi

Shkëndija ka regjistruar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Haverfordwest nga Uellsi, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër dominimit absolut të “kuqezinjëve” nga Tetova, në fund takimin e vendosi goli i Adens Shala, që erdhi vetëm në minutën e dytë të pjesës së dytë. Ardian Liman inga e djathta mjaft mirë gjeti aty para 5-metërshit futbollistin kosovar, i cili nuk fali dhe shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Shkëndijën.

Kjo fitore minimale nuk garanton kalimin tutje të Shkëndijës, që sonte vuajti në sulm. Drejtuesit e skuadrës duhet me shpejtësi të reagojnë dhe të gjejnë një qendërsulmues, pasi gjitha tentativat e futbollistëve ofenziv të Shkëndijës, si të Çinarit, Elezit, apo edhe të Totres përfundonin vetëm me goditje nga jashtë apo edhe brenda zonës, mirëpo duke mos gjetur rrugën e duhur.

Sa i përket mbrojtjes, e njëjta ishte në nivel, mirëpo në disa raste shumë lehtë dorëzonte hapësira para kundërshtarit.

Në fund fitore minimale, që megjithatë jep shpresa për kalim në turin e dytë, kur këto dy skuadra një gjë të tillë do të diskutojnë bashkë në Kardif, me datë 20 korrik. (infOSport.mk)

Leave a Reply