Valid Hamidit nuk i jepet viza! Arsyeja vërtetë është tragjikomike…!

FC Shkupi nesër në tokën lituaneze do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së FC Hegelmann, njofton “infOSport.mk”.

Për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, trajneri Xhihat Arslan nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e fantazistit algjerian, Vallid Hamidi, i cili nuk ka mundur të pajiset me vizë. Kështu i njëjti ka mbetur në Shkup, ndërsa lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga FC Shkupi përmes një komunikatë  zyrtare, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

“Lidhur me problemin që ka lojtari ynë Valid Hamidi me marrjen e vizës, jemi informuar se kjo vonesë ka ndodhur për faktin se lojtari ynë është algjerian. Në botën e sotme është tragjikomike që një futbollist të pengohet apo të vonohet të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar për një arsye të tillë. Ky është një turne ndërkombëtar dhe ky është lojtari ynë! Është për të ardhur keq që politika ka një efekt kaq negativ në futboll.

Nuk duhet harruar se është shumë e vlefshme që një futbollist të marrë pjesë në një organizim të tillë, për këtë kanë përgjegjësi ata që e pengojnë dhe ata që nuk e bëjnë detyrën e tyre.

Për shkak të këtij problemi të pakuptimtë me vizën, klubi ynë i dërgoi kërkesë UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes, sepse kjo nuk është e drejtë për ne. Gjithashtu, në emër të klubit tonë, dëshirojmë të falënderojmë z. Bujar OSMANI, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe z. Servet Yardimci, anëtar i Bordit të Drejtorëve të UEFA-s, të cilët u përpoqën të na ndihmojë në këtë proces”.

Leave a Reply