Prag ndeshja me Haverforduest, Nuhiu: E kemi analizuar mirë kundërshtarin, shpresojmë në një ndeshje të mirë

Ardian Nuhiu për herë të parë ka folur në një Konferencë për shtyp si trajner i Shkëndijës, në krye të së cilës skuadër u emërua disa javë më parë. Shkëndija e tij nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski” do të përballet me skuadrën e Haverforduest nga Uellsi, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku Shkëndija tashmë po merr pjesë dy vite me rradhë.

Nuhiu para gazetarëve tha se e kanë anallizuar mjaft mirë kundërshtarin dhe se pret një performancë të mirë nga futbollistët e tij, që duhet aprovuar gjithë atë punë që kishin bërë gjatë 40 ditëve sa kanë qenë bashkë.

“Pa diskutim, vlerësim maksimal për ekipin kundërshtarë. Në këto nivele, e dimë që nuk ka skuadër të lehtë. Çdo ekip ka objektivin e vet apo edhe cilësitë e veta, por mua më intereson skuadra ime. Futbollistët e mi janë të gatshëm për një përballje, ku kam besim të plotë, të cilët do të performojnë në një formë të jashtëzakonshme dhe këtë po e them sepse plot 40 ditë kemi punuar bashkë dhe jam munduar në çdo formë dhe mënyrë të analizojmë kundërshtarin, ku kemi mjaftueshëm informacione. Nuk ka ndeshje të lehtë, duhet me qasje të plotë, me vlerësim maksimal ndaj kundërshtarit, thjesht të dalim me lojën që kemi përgatitur, ku mendojë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë nga skuadra jonë dhe përformancë e mirë nga futbollistët tanë” – u shpreh trajneri Ardian Nuhiu, i cili nesër me “kuqezinjtë” nga Tetova do të debutojë në një ndeshje zyrtare.

Kujtojmë, Nuhiu shumë vite më parë kishte qenë edhe futbollistë i Shkëndijës, me të cilën skuadër në vitin 2011-të ishte shpallur kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply