Izair Emini ka debutuar me gol me fanellën e Besës së Dobërdollit, te e cila skuadër u transferua javë më parë nga rradhët e Voska Sport, me të cilën skuadër luajti për dy vite, duke ndihmuar që të ngjitet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.
Emini shënoi gol nga penaltia në fitoren 4:2 të skuadrës nga Dobërdolli përballë Teteksit, pavarësisht se veterani në lojë u inkuadrua nga bankina.
Nga bankina në lojë u inkuadrua edhe një ndër përforcimet më të bujshme të kësaj merkatoje te Besa e Dobërdollit, por edhe në përgjithësi në Ligën e Dytë, Armend Alimi, njëjtë sikurse edhe Burim Sadiku, që kësaj skuadre iu bashkua nga rradhët e KF Arsimit.
Ndryshe, përveç golit të shënuar nga Emini, dy gola për Besën në këtë ndeshje realizoi Fiton Ademi, që gjithashtu iu bashkua kësaj skuadre gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Voska Sport, derisa një gol tjetër shtoi edhe Genc Gashi. (infOSport.mk)