Behar Maliqi nuk dorëzohet, nënshkruan kontratë të re me Feronikelin

Behar Maliqi nuk dorëzohet. Në moshën e tij 36-vjeçare, i njëjti nënshkruan kontratë të re me FC Feronikelin, për të cilën skuadër ka luajtur më së shumti gjatë karrierës së tij të bujshme, njofton “infOSport.mk”.

Ai në elitën e futbollit kosovar numëron plotë 155 ndeshje, ndërsa do të jetë kjo hera e tretë që do të luaj me skuadrën nga Drenasi, që edicionin e ri do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Maliqi gjatë karrierës së tij në futbollin kosovar, ka luajtur edhe me Prishtinën, Llapin dhe Malishevën, ndërsa sezonin 2013/14, i njëjti kishte luajtur edhe në Superligën shqiptare, duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit nga Tirana. (infOSport.mk)

Leave a Reply