Atdhe Kadriu e nisi me gol aventurën e tij te Bashkimi

Atdhe Kadriu e ka nisur me gol aventurën e tij te skuadra e vendlindjes së tij, KF Bashkimi, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i talentuar kumanovar, i cili këtë merkato iu bashkua skuadrës kumanovare nga rradhët e Makedonija GJ.P., shënoi golin e parë të takimit kundër Sileksit, skuadër kjo që megjithatë në fund regjistroi fitore 2:1.

Ndeshja miqësore midis Bashkimit dhe Sileksit u zhvillua në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë në praninë e 400 spektatorëve, të cilët mbetën të kënaqur me atë që panë në pjesën e parë, kur skuadra e tyre shkoi në pushim me epërsi minimale 1:0, ndërsa në pjesën e dytë Sileksi falë një goli të shënuar nga ana e njërit prej futbollistëve që ndodhet ende në prova, Mitanov,  por edhe të rikthyerit Antonio Kalanoski, në fund arriti deri tek fitorja, duke nisur ndeshjet kontrolluese me fitore.

Ndeshjen e rradhës miqësore, Bashkimi do ta zhvillojë kundër KF Arsimit nga Çegrani. (infOSport.mk)

Leave a Reply