Al Hilal edhe zyrtarsiht ka prezantuar mesfushorin serb, Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili në futbollin arab transferohet nga rradhët e skuadrës së njohur italiane të Lacios.
Për kartonit e mesfushorit 28-vjeçari, drejtuesit e Al Hilal, klubit lacial i kanë paguar një shumë prej 40 milion eurove, ndërsa me Milinkoviç-Saviç kanë lidhur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Milinkoviç-Saviç është përforcimi i tretë i bujshëm për skuadrën e trajnerit portugez, Jorge Jesus, që te Al Hilal në sezonin e ri në skuadër do të ketë edhe Kalidu Kulibaly, i transferuar nga rradhët e Çelzit dhe Ruben Navash, që gjithashtu erdhi nga Premierliga angleze, nga skuadra e Vulverhempton.
Milinkoviç-Saviç pjesë e Lacios ishte që nga verë e vitit 2015-të, kur kishte arritur nga rradhët e skuadrës belge të Genk. Ai në “Serie A” numëron plotë 267 ndeshje, ndërsa gjithsej me Lacion kishte zhvilluar 341 ndeshje, duke realizuar edhe 69 gola dhe 59 asistime.
Kujtojmë, gjatë karrierës së tij, Milinkoviç-Saviç kishte luajtur edhe në vendlindjen e tij, me skuadrën e Vojvodinës, duke nisur që nga grupmoshat e reja. (infOSport.mk)