Struga Trim Lum kreu stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme

Struga Trim Lum është gati për ndeshjen debutuese në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve. Siç dihet përballë vetes kampionët e vendit do të kenë ekipin kampion të Lituanisë, Zhalgiris.

Ekipi strugan të hënën në mbrëmje do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “LFF” në Vilnius, duke mundur të shijojë terrenin ku të marten (sot) do të luhet ndeshja.

Në seancën e fundit stërvitore trajneri Shpëtim Duro provoi variantet e fundit tekniko-taktike para përballjes së nesërme, që starton në ora 19:00 (ora 18:00 në Maqedoni).

Gëzon fakti se për këtë ndeshje të gatshëm janë krejt futbollistët e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply