Shpëtim Duro: Fituesi i përgjithshëm vendoset në Ohër

Shpëtim Duro mendon se fituesi absolut do të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit në Ohër. Kjo nënkupton se strategu nga Tirana beson në një rezultat pozitiv në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris.

“Të dyja ndeshjet janë shumë të rëndësishme, edhe ndeshja e parë dhe e dytë. Mund të them sido që të zhvillohet situata, asnjëherë nuk përfundon në takimin e parë, por patjetër një rezultat pozitiv do të ishte një avantazh për skuadrën tonë”. – u shpreh Shpëtim Duro në Konferencën për shtyp.

Ndeshja midis Zhalgiris dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet me fillim në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale. (infOSport.mk)

Leave a Reply