Ndeshja midis Zhalgiris dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në një stadium me fushë sintetike, jo e zakonshme për ekipet tona, kjo pasi asnjë prej skuadrave në Ligën e Parë edicionin që lamë pas nuk ka lozur në një fushë të tillë. Në pyetjen e gazetarëve lituanez, nëse do të jetë ky një disavantazh për ekipin e Struga Trim Lum, Duro, u përgjigj: “Ne si skuadër nuk kemi luajtur në terrene artificiale, sigurisht janë gjëra që favorizojnë pak kundërshtarin, por edhe ne besoj do të ambientohemi me këtë terren sepse këtë javë kemi zhvilluar disa stërvitje në terren me bar sintetik”.
Struga Trim Lum ndeshjen e kthimit që në program është me datë 18 korrik do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Ohër. (infOSport.mk)