Amir Bilali rikthehet në vendlindje, do mbroj ngjyrat e Gostivarit

Amir Bilali për herë të parë në karrierë do të luaj në vendlindjen e tij, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Bilali së fundmi ishte pjesë e skuadrës malazeze të Sutjeska Nikshiç, te e cila skuadër luajti 6 muajt e fundit, ndërsa në futbollin tonë vendor rikthehet pas gati 4 vitesh, kur për herë të fundit mbronte ngjyrat e skuadrës së  FC Shkupit.

Brenda kësaj periudhe, mbrojtësi gostivaras kishte ndryshuar 5 skuadra. Ai fillimisht kishte luajtur me Partizanin e Tiranës, rumunët e Akademika Clinceni, hungarezët e Mezőkövesd, kazakët e Akzhayik dhe malazezët e Sutjeska.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, kur është në pyetje lista e plotë e ekipeve për të cilat Bilali ka luajtur gjatë karrierës së tij.

I njëjti kishte nisur me grupmoshat e reja të Kremonezes, Lacios, për të vijuar më pas karrierën profesionale në Slloveni me skuadrën e NK Celje, KF Teutën dhe FK Bylisin në Shqipëri, si dhe me Rabotniçkin në Maqedoni.

KF Gostivari bëhet kështu skuadra e tretë për të cilën Bilali do të luaj në futbollin tonë vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply