Gardiani shkupjan, Nuhi Jonuzi edicionin e ri do të mbrojë portën e Bashkimit, skuadër kjo që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.
Jonuzi është prodhim nga shkolla e FC Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin vendor ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Korabit dhe Veleshtës. I njëjti kishte një aventurë të shkurtër edhe në futbollin kosovar, ndërsa tashmë për herë të parë në karrierën e tij do të veshë fanellën e Bashkimit.
Jonuzi pritet të jetë një konkurrent i fortë i portierit të parë, Luka Stojkovski, që edicionin e kaluar kishte paraqitje mjaft të mira në Ligën e tretë Veri, ku Bashkimi i’a doli të jetë kampion, që më pas përmes ndeshjes së balotazhit dhe fitores së madhe 3:0 ndaj Vëllazërimit të siguroj një vend për në Ligën e Dytë.
Kujtojmë, përveç Jonuzit, KF Bashkimi deri më tani ka angazhuar edhe dy sulmuesit e talentuar Atdhe Kadriu dhe Leonid Filipovski, mesfushorin difenziv Alpaj Jusuf, mesfushorin Ekrem Memedin si dhe 5 futbollistët e rinj nga KF Kumanova, Resul Memetin, Rexhep Muratin, Enver Xhelilin, Hebib Saitin dhe Endrit Mehmetin! (infOSport.mk)