Real Madridi ditë më parë siguroi shërbimet e talentit tur, Arda Guler. 18-vjeçari konsiderohet si një nga talentët më premtues në Evropë të momentit.
“Mbretërit” arritën të rrëmbenin lojtarin nga duart e Barcelonës, duke nënshkruar me të në momentin e fundit.
Ndërkohë më poshtë ju sjellim edhe emrat e katër futbollistëve të tjera që gjithashtu kishin refuzuar “katalunasit” për të luajtur me fanellën e Real Madridit.
- Kristiano Ronaldo
Rivaliteti legjendar me Lionel Messin nuk mund të kishte ndodhur kurrë pasi portugezi pothuajse iu bashkua Barcelonës në vitin 2009 për të luajtur përkrah argjentinasit. Mançester Junajtedi donte që ai të bashkohej me skuadrën “katalunase”, megjithatë portugezi kishte plane të tjera.
- Vinicius Junior
Sipas vetë Vinicius, ai zgjodhi Real Madridin në vend të Barçës sepse “dëshironte të luante për klubin më të madh në botë”.
- Mesut Ozil
Mesfushori turk me pasaportë gjermane po peshonte ofertat e dy gjigantëve të La Ligës dhe përfundimisht zgjodhi Madridin. Hoze Murinjo bëri një punë të shkëlqyeshme për të bindur mesfushorin që të bashkohej me “madrilenët” në atë kohë.
- Marko Asensio
Anësori pranoi se ishte afër nënshkrimit me rivalin e përjetshëm të Realit të Madridit, Barcelonën. Sipas spanjollit, Barça ishte e interesuar për të gjatë kohës, kur ai ishte te Majorka. Megjithatë, ai përfundoi në “Bernabeu”, duke fituar tre Liga të Kampionëve me klubin.