Pasi Marko Reus ka vendosur të largohet nga posti i kapitenit te Borusia e Dortmundit, tani klubi po mendon se kujt do t’ia besoj shiritin e ri.
Opsioni logjik është Mats Hummels, veteran i skuadrës, por ka mundësi që në fund të vendoset për të nisur një cikël të ri dhe për t’i besuar dikujt në moshë më të re.
Për shembull, sulmuesi Julian Brandt ose portieri Gregor Kobel. Sezonin e kaluar, klubi i Dortmundit, kujtojmë, humbi në mënyrën më të pabesueshme titullin kampion në Bundesligë, duke mos arritur të fitojë në javën e fundit të kampionatit gjerman.