Altrim Jakupi braktis KF Arsimin dhe transferohet në Kosovë

Altrim Jakupi edicionin e ri nuk do të luaj me KF Arsimin e Çegranit. Tetovari, i cili luan si mbrojtës i krahut të majtë për herë të parë do të provoj veten në futbollin kosovar, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Jakupi me “kuqezinjtë” nga Prishtina ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, me shpresë se kjo skuadër edicionin e ri në Ligën e Parë – B, do të ketë më shumë sukses nën drejtimin e trajnerit Liridon Leci dhe se do të luftojë për dy pozitat e para, përmes të cilave mund të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.

Sezonin e kaluar, Flamurtari përfundoi në pozitën e katërt.

20-vjeçari Jakupi është prodhim i shkollës së Shkëndijës, ndërsa gjatë karrierës së tij, i njëjti përveç me KF Arsimin, ka luajtur edhe me Korabin dhe Teteksin. (infOSport.mk)

Leave a Reply