Visar Bekaj edhe zyrtarisht karrierën do ta vazhdojë në Turqi, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Hatayspor, skuadër kjo që edicionin e ri do të luaj në Ligën e Parë turke, pasi sezonin që lamë pas u rendit vetëm në pozitën e fundit në Superligë, duke humbur kështu statusin e skuadrës elitare, njofton “infOSport.mk”.
Gardiani prishtinas me skuadrën turke ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa i njëjti të zezën mbi të bardhë e vendosi në praninë e nënkryetarit të Hatayspor, Aydın Toksöz dhe Drejtorit sportiv, Volkan Demirel, një emër i njohur ky i futbollit turk, pasi vite me rradhë me sukses mbronte ngjyrat e skuadrës së Fenerbahçes, por njëkohësisht edhe të kombëtares turke.
Bekaj së fundmi ishte pjesë e Tiranës, me të cilën skuadër vitin 2022 u shpall kampion, ndërsa sezonin e ardhshëm kishte fituar edhe SuperKupën e Shqipërisë.
Ndryshe karrierën e tij, Bekaj e kishte nisur në vendlindje, duke mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, me të cilën skuadër kishte fituar Kupën e Kosovës. (infOSport.mk)