Partizani njofton ndarjen me portierin kumanovar!

Bekim Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kampione të Shqipërisë, Partizanit. Lajmin e kavetë klubi nga kryeqendra shqiptare përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Pavarësisht se u afrua në skuadër për të siguruar katërkëndëzhin në të ardhmen, kampionët e Shqipërisë kanë vendosur të ndajnë rrugët me portierin kumanovar vetëm pas një viti, duke zgjedhur t’i besojnë portën Pano Qirkos, i cili ditë më parë erdhi nga skuadra e Teutës.

Kujtojmë, Rexhepi skuadrës së Partizanit iu bashkua verën e vitit të kaluar, pas performancave të tij të shkëlqyeshme me fanellën e Skënderbeut.

Ndryshe karrierën e tij profesionale, gardiani 26-vjeçar e kishte nisur në Tetovë te skuadra e Teteksit, për të kaluar më pas te Shkëndija e Tetovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply