Juventusi futet në garë për shërbimet e Romelo Lukaku, duke i prishur punë Interit, që po përpiqet të mbyll blerjen përfundimtare të sulmueist belg. Juventusi përmes një emisari të vetë thuhet se kanë kontaktuar drejtuesit e Çelzit konkretisht për Lukakun, i cili me “blutë” e Londrës ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.
Ndërkohë për Lukakun në konferencën e parë për shtyp si trajner i Çelzit, ka folur edhe Mauricio Poçetino, i cili tha: “Të gjitha palët e dinë se çfarë mendojmë. Unë do të thosha se ai duhet të kthehet në 12 ose 13 korrik për të qenë me ekipin dhe për të filluar stërvitjen para sezonit. Nëse ai është ende lojtar i këtij klubi, unë pres që ai, si të gjithë lojtarët, të vijë në zyrën time për tu përshëndetur”.
Për t’u rikthyer në Milano dhe për të luajtur përsëri me fanellën e Interit, ai është i gatshëm të heqë
dorë nga diçka në nivel kontraktual në krahasim me 8.5 milionët që mori sezonin e kaluar.
Por nëse “zikaltrit” nuk do të arrijnë ta blejnë kartonin e belgut (30 milionë është shuma që kërkon Çelzi), atëherë transferimi te Juventus mund të konkretizohet.