Klubet arabe po “pushtojnë” merkaton evropiane këtë verë, teksa deri më tani kanë arritur të sigurojnë shërbimet e “yjeve”, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Marselo Brozoviç, Kalidu Kulibali, e shumë të tjerë.
Ndërkohë si duket milionavearabe nuk i ka rezistuar as anësori i Mançester Sitti, Rijad Mahrez, i cili sipas raportimeve më të fundit është shumë pranë kalimit te skuadra e Al-Ahly, skuadër ku deri më tani kanë shkuar dhe Roberto Firmino dhe portieri i Çelzit, Eduard Mendy.