Mikëpritje madhështore për Ramadanin në Arabinë Saudite

Zekirja Ramadani ka shkelur tokën arabe, aty ku në periudhën në vijim do të ushtrojë zejën e trajnerit. Këtë profesion në mënyrën më të mirë e ushtroi në Kosovë, aty ku brenda 4 viteve punë arriti që të fitoj tre tituj kampion me tre skuadra të ndryshme, shkruan “infOSport.mk”.

Ramadani do të udhëheq skuadrën e Uhud nga Medina, drejtuesit e së cilës skuadër i bënë një pritje  madhështore.

Do të jetë kjo hera e parë që Ramadani do të drejtojë një skuadër jashtë trojeve shqiptare, pasi i njëjti deri më tani kishte udhëhequr skuadra nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Skuadra e Uhud garon në Divisionin e parë arab (liga e dytë). Ata edicionin e fundit e mbyllën në pozitën e 9-të, ndërsa këtë vit kanë ambicie më të larta, duke pretenduar pozitat e para në tabelën e klasifikimit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply