Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani, gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e Gjelbrim Taipit në rradhët e veta.
Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, me “Demat e Kuq’ ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Mesfushori menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore dhe do të jetë një përforcim shtesë edhe për ndeshjet europiane, ku skuadra e Partizanit do të garojë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë, Partizani në raundin e parë të këtij kompeticioni do të përballet me ekpin e njohur të Bate Borisov nga Bjellorusia.
30-vjeçari Taipi përveç në Shqipëri, kishte luajtur edhe në futbollin tonë vendor, duke veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës, nga e cila skuadër verën e vitit 2013 u transferua në Zvicër te Ëill 1900, për të luajtur më pas edhe me Shafhauzen, Sent Gallen, Grashopers dhe Vintertur. (infOSport.mk)