Struga Trim Lum dhe Tirana nesër takohen në Ohër

Struga Trim Lum të mërkurën në Ohër do të zhvillojë një përballje miqësore ndaj shumë herë kampionëve të Shqipërisë, KF Tirana, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare njëherit do të jetë edhe kundërshtari i fundit i Struga Trim Lum në këtë faze që do të testojë djelmoshat e Shpëtim Duros, pas ndeshjeve ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanit (2:2) dhe kampionëve të Shqipërisë, Partizanit (1:1).

Kjo ndeshje të dyja skuadrave do t’iu shërbejë për t’i dhënë një dorë të fundit përgatitjeve dhe më pas të nisin aventurën e tyre në zonën europiane.

Kujtojmë skuadra e Struga Trim Lum me 11 korrik do të luaj ndeshjen e parë kundër Zhalgiris, e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kampionëve, derisa Tirana me 13 korrik në “Air Albania” do të mirëpret gjeorgjianët e Dinamo Batumi në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja Struga Trim Lum – Tirana do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply