Legjenda e Liverpullit, Stiven Zherard është trajneri i ri i Al-Etifak, njoftuan nga klubi arab.
Anglezi 43-vjeçar morri drejtimin e ekipit, edhe pse fillimisht hodhi poshtë një ofertë nga Arabia Saudite. Megjithatë në fund drejtuesit e Al-Etifak arritën të bindin ish kapitenin legjendarë të Liverpullit dhe kombëtares angleze për të pranuar këtë sfidë.
Klubi i ri i Zherard edicionin e fundit e mbylli në pozitën e 7-të në elitën e futbollit arab. Emri më i njohur në rradhët e kësaj skuadre është, ai i reprezentuesit suedez, Robin Kuaison.
Where legends are found ❤️💚
We’re thrilled to announce Steven Gerrard is our new head coach ✍️#GerrardEttifaqi pic.twitter.com/hgeHl1Djnu
— Ettifaq Club (@Ettifaq_EN) July 3, 2023
Al-Etifak ishte shpallur dy herë kampion, teksa një gjë të tillë së fundmi në elitën e futbollit arab kishte bërë vitin e largët 1987.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Stiven Zherard udhëhoqi skuadrën e njohur skoceze të Gllazgou Renxhers, me të cilën skuadër në vitin 2021 ishte shpallur kampion, që më pas të bëhet trajner i skuadrës së njohur angleze të Aston Villa.
Aventura e tij te kjo e fundit doli të jetë shumë e shkurtër për Zherard pas startit shumë të dobët në Premierligë, me ç’rast i njëjti u shkarkua gjatë vitit 2022. (infOSport.mk)