Kostadin Zahov ka vendosur t’i qëndrojë besnik Shkëndijës përkundër faktit se në pranverë nuk aktivizohej si titullar, ndërkohë që në adresë të tij arritën disa oferta interesante nga ekipe serioze nga Shqipëria e Kosova.
Zahov ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me “kuqezinjtë”, ashtu që i njëjti do të qëndrojë në Tetovë deri në vitin 2015-të.
“Mendoj se në kënaqësi të të dyja palëve e kemi vazhduar kontratën edhe dy vite. Kjo për mua do të jetë sezona e 8-të në Shkëndijë, pse mos bëjmë edhe 10 vite bashkë. Shpresoj të kemi shëndet, bashkëpunim të mirë dhe të mundem ta nxjerr maksimumin tim dhe ta jap për Shkëndijën. Klubi të ec gjithnjë përpara dhe të kontribuojmë gjithë për një Shkëndijë më të mirë.” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit, Kostadin Zahov, i cili te Shkëndija kishte arritur janarin e vitit 2016-të nga rradhët e Bregallnicës.
Zahov është një ndër futbollistët e vetëm që me Shkëndijën ka fituar të gjithë 5 titujt kampion, ndërsa gjithashtu ka fituar edhe një trofe të Kupës.
Ai me fanellën “kuqezi” numëron plotë 225 ndeshje. (infOSport.mk)