Voska Sport po vazhdon aktivitetin e saj në tregun e futbollistëve, duke angazhuar në rradhët e veta futbollistë me eksperiencë, që do ndihmojnë këtë skuadër në debutimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Pas prezantimit të djeshëm të dyshes shkupjane, Burhan Mustafa dhe Besar Iseni, drejtuesit e Voska Sport gjatë ditës së sotme kanë preznatuar edhe një tjetër futbollistë nga kryeqendra jonë. Fjala është për sulmuesin e krahut të majtë, Vildan Kerim, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gostivarit, rivalit kryesor të Voska Sport në garën për dy vendet e para në Ligën e Dytë.
Në fund që të dyja skuadrat arritën që të sigurojnë një vend për në Ligën e Parë, mirëpo Kerim do provoj vetën me Voska Sport në Ligën e Parë, aty ku shkupjani nuk është se ka edhe shumë përvojë.
I njëjti kishte nisur karrierën në Turqi, ndërsa për herë të parë në futbollin vendor, atë profesionist kishte luajtur në vitin 2018 me skuadrën e Skopjes.
Te kjo skuadër kishte qëndruar deri janarin e vitit 2020, për të provuar më pas veten në futbollin kosovar me skuadrat e Drenicës dhe Dukagjinit.
Verën e vitit 2021 Kerim u rikthye sërish në futbollin tonë vendor, duke veshur fanellën e Vardarit, me të cilën skuadër nuk arriti të sigurojë një vend për në Ligën e Parë, ndërsa vitin e ardhshëm një gjë të tillë bëri me ekipin e Gostivarit, me të cilën skuadër nuk arriti të gjejë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Vildan Kerim bëhet emri i 6-të i ri në rradhët e Voska Sport, skuadër kjo që deri më tani ka angazhuar portierin Burhan Mustafa, mbrojtësit Fatih Ismaili dhe Nikolla Stijepoviç, mesfushorët Nikollçe Sharkoski dhe Besar Iseni, si dhe sulmuesin e krahut të djathë, Aleksa Marushiç.
Kujtojmë në sezonin debutues në mesin e më të mirëve, Voska Sport do të udhëiqet nga strategu malazez, Miljan Radoviç. (infOSport.mk)