Ish sulmuesi i Shkëndijës, Rubin Hebaj vazhdon të shkëlqejë me golat e tij në Uzbekistan

Ish sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Rubin Hebaj po kalon momente shumë të mira në futbollin uzbekistanez, atje ku me mjaft sukses po mbon ngjyrat e skuadrës së FC Andijan. Hebaj aktualisht është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre, por njëkohësisht edhe i gjithë kampionatit, ndërsa një gjë të tillë shkodrani dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e zhvilloi ndaj skuadrës lidere të Pakhtakor. Hebaj sërish ishte në element, duke shënuar golin e tij të 10-të sezonal dhe mbi të gjitha duke i siguruar një pikë skuadrës së tij ndaj favoritit kryesor për titull.

Ishin vendasit e Pakhtakor që kishin kaluar në epërsi falë golit të shënuar nga  Alijonov në minutën e 53-të, derisa Hebaj golin e barazimit duke i siguruar një pikë shumë të madhe skuadrës së tij, e realizoi në minutën e 78-të, kur mjaft bukur kishte vepruar në zonën kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme kishte dërguar topin në rrjetë.

Ishte ky goli i 10-të sezonal në 12 ndeshje, ku ka bërë edhe sy asistime, për ish sulmuesin e Shkëndijës, i cili në këtë mënyrë kryeson i vetëm në listën e golashënuesve, duke lënë pas vetes sulmuesin serb të Pakhtakor, Dragan Ceran, i cili në sezonin 2015/2016, mbronte ngjyrat e Vardarit.

Kujtojmë, Hebaj me Shkëndijën në futbollin tonë vendor kishte luajtur nga janari i vitit 2021 deri janarin e vitit 2022. (infOSport.mk)

Leave a Reply