Besa e Dobërdollit nuk ndalet në merkato, teksa vetëm disa minuta më parë ka prezantuar edhe sulmuesin e talentuar, Fiton Ademi. Ky i fundit vjen nga rradhët e Voska Sport, duke iu bashkuar kështu kapitenit të tij, Izair Eminit.
Ademi nuk është një emër i panjohur për ekipin nga Dobërdolli, pasi i njëjti pjesë e kësaj skuadre ishte edhe pjesën e parë të sezonit të kaluar, kur kishte rezultuar si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 8 gola të shënuar.
Ai me zanatin e tij, shënimin e golave vazhdoi edhe te Voska Sport, duke e ndihmuar këtë skuadër në disa ndeshje deçizive, ndërsa tashmë i njëjti do të ndihmojë edhe njëherë tjetër Besën e Dobërdollit, tashmë në arritjen e objektivit, inkuadrim në Ligën e Parë.
20-vjeçari Ademi është prodhim i shkollës së Shkëndijës, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Struga Trim Lum.