Burhan Mustafa është prezantuar sot me fanellën e Voska Sport, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar gati 10 ditë më parë, ndërsa sot u konfirmua edhe nga ana e drejtuesve të skuadrës shqiptare nga Ohri, që e prezantuan shkupjanin përmes faqes së tyre zyrtare në facebook.
Mustafa ishte prezent edhe dje në grumbullimin e parë të skuadrës së Voska Sport, që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu malazez, Miljan Radoviç.
Mustafa për herë të fundit mbante veshur fanellën e Ak.Pandev në Ligën e Parë, aty ku do të garojë sërish, tashmë me fanellën e Voska Sport.
Portieri 32-vjeçar ka përvojë edhe nga Liga e Parë, ku numëron më shumë se 50 ndeshje, ndërsa gjithashtu i njëjti kishte provuar veten edhe në futbollin kosovar me skuadrën e Ferizajit.
Në futbollin vendor, Mustafa ka veshur fanellën e FC Shkupit, Milanos nga Kumanova, Dritës së Bogovinës, EuroMilkut, Borecit, Rabotniçkit, Gostivarit dhe Akademia Pandevit. (infOSport.mk)