Izair Emini sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Voska Sport. Mesfushori tetovar pa dyshim se ishte një ndër më të merituarit për suksesin historik të skuadrës shqiptare nga Ohri, duke kontribuar me golat e shumtë, por edhe me rolin e liderit.
Megjithatë, palët vendosën që të ndahen me pëlqim të dyanshëm, pas dy viteve bashkëpunim.
Emini që në edicionin e tij të parë me fanellën e Voska Sport, dëshmoi se ishte një goditje e qëlluar, duke regjistruar 22 gola, 15 gola dhe 11 asistime, ndërsa edicionin që lamë pas, i njëjtii në 27 ndeshje realizoi 17 gola dhe plotë 11 asistime.
Emini te Voska Sport erdhi verën e vitit 2021 nga rradhët e Dritës së Gjilanit, ndërsa gjatë karrierës së tij, i njëjti në vendin tonë kishte luajtur gjithashtu edhe me dy skuadrat tetovare, Renovën dhe Shkëndijën, ndërsa në Shqipëri kishte veshur fanellën e Kukësit, me të cilën skuadër kishte fituar titullin kampion, Kupën dhe SuperKupën e Shqipërisë.
Titujt kampion i njëjti i kishte shijuar edhe në Maqedoni me Shkëndijën, edhe atë plotë 3 herë (2011, 2018, 2019), si dhe me Dritën në Kosovë (2020).
Në vitin 2015-të, Emini kishte fituar edhe një çmim individual, atë të golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit tonë vendor, kur me fanellën e Renovës, sezonin e kishte përfunduar me 20 gola të shënuar.
Vlen të theksohet se përveç me Eminin, Voska Sport nuk ka vazhduar bashkëpunimin edhe me Ilas Çilafin dhe Ardit Demirin. (infOSport.mk)