Besar Iseni rikthehet në futbollin vendor pas aventurave që pati në Shqipëri me skuadrën e Egnatias dhe në Kosovë me skuadrën e Ferizajit. Megjithatë siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, këtë herë shkupjani nuk do të luaj në vendlindjen e tij, pasi ka zgjedhur të luaj me Voska Sport, aty ku sërish do të mbajë veshur fanellën me ngjyrat “bardheblu”.
Informacionet tona flasin se Iseni me skuadrën shqiptare nga Ohri do të firmos kontratë deri në fund të sezonit, me opcion për të vazhduar edhe për nje vit tjetër.
Iseni është një emër shumë i njohur në futbollin tonë vendor, pasi kishte luajtur me dy skuadrat kampione, FC Shkupin dhe Vardarin.
Ai në elitën e futbollit vendor numëron plotë 134 ndeshje, duke realizuar 13 gola dhe 3 asistime. (infOSport.mk)