Voska Sport edhe zyrtarisht ka nisur me përgatitjet për sezonin 2023/24, në të cilin ekipi shqiptarë nga Ohri për herë të parë në histori do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Kështu edhe zyrtarisht përfundoi pushimi për djelmoshat “bardheblu” nga Ohri të cilët sot u vënë nën urdhërat e trajnerit të ri, Miljan Radoviç.
Në grumbullimin e parë të thirrur nga strategu malazez, prezent ishin edhe 4 përforcimet e reja të Voska Sport, Fatih Ismaili, Nikolla Stijepoviç, Aleksa Marushiç dhe Nikolla Sharkoski, por edhe një pjesë bukur e mirë e futbollistëve të edicionit të kaluar, me të cilët kjo skuadër arriti suksesin më të madh në histori.
Ditëve në vijim, siç njoftuan përmes faqes së tyre zyrtare në facebook, skuadrës së Voska Sport pritet ti bashkohen edhe disa emra të rinj jashtë kufijve të Maqedonisë. (infOSport.mk)