Plotësohet kërkesa e Duros për një mbrojtës të majtë, Zguro i bashkohet Struga Trim Lum

Vangjo Zguro është përforcimi i 5-të i kësaj merkatoje te Struga Trim Lum, që edicionin e fundit u shpall kampion i Maqedonisë në futboll. Kësisoj kjo skuadër do na prezantojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku pritet të prezantohet denjësisht, sidomos pas përforcimeve të realizuara në këtë merkato.

Përforcimi i fundit, Zguro, te Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata me ekipin e Bylis. I njëjti ishte në bisedime edhe me Tiranën, mirëpo bisedimet kishin dështuar, ashtu që tashmë Zguro për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në futbollin tonë vendor, duke veshur fanellën e Struga Trim Lum.


LEXO GJITHASHTU: Struga Trim Lum në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë!


Siç mëson “infOSport.mk”, Zguro me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti i rradhës që u bashkohet emrave si, Mentor Mazrekaj, Ardi Idrizi, Senad Jaroviç dhe Hadis Tairi.

Ndryshe, Zguro përveç që ka bërë karrierë në Shqipëri, duke luajtur me skuadrat si Pogradeci, Korabi, Luftëtari, Kamza, Skënderbeu dhe Bylisi, gjithashtu ka bërë karrierë edhe në SHBA, duke luajtur për skuadrat Red Wolves dhe Tulsa. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply