Bujar Hajdari edhe zyrtarisht edicionin e ri do të luaj në Superligën shqiptare, duke veshur fanellën e një ndër skuadrave më të vjetra të Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës. “infOSport.mk” një transferim të tillë kishte paralajmëruar që dy ditë më parë, ndërsa sot në ditën e dytë të festës së madhe të Kurban Bajramit, lajmi u konfirmua edhe nga vetë ekipi i Vllaznisë së Shkodrës, të cilët prezantuan shkupjanin, bashkë edhe me portierin Jurgen Mehidri.
Që të dy kanë nënshkruar kontratë në afat prej tre vitesh me Vllazninë, skuadër kjo që edicionin e ri do të udhëhiqet nga trajneri, Migen Memelli.
20 vjeçari Hajdari te Vllaznia transferohët nga rradhët e skuadrës së Skopjes, me të cilën skuadër sezonin e fundit në Ligën e Parë luajti në 27 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe duke asistuar në një tjetër për shokët e tij të skuadrës.
Pikërisht aftësitë e tij realizuese bënë që drejtuesit e Vllaznisë të angazhojnë këtë super talent, pasi tek i njëjti shohin edhe një zëvendësues të Balajt, i cili është në vitet e tij të fundit të karrierës. (infOSport.mk)